Përvjetori i vrasjes së 4 dëshmorëve të policisë, gazetarja: Dritan Dajti drejt lirimit nga burgu me një skemë mafioze…

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së katër dëshmorëve të policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, të vrarë nga Dritan Dajti më 7 gusht 2009 pranë plazhit Iliria në Durrës.

Por sipas gazetares, të gjithë, përveç datës kur ata u vranë duhet të kujtojnë edhe datat kur ata u rivranë dhe do të rivriten në vazhdim, duke çuar autorin Dajti drejt lirimit.

Nëpërmjet fakteve Anila Hoxha tregon një skemë të mirë-organizuar brenda organeve të Vettingut ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes Dajti të cilët kanë këmbëngulur për dënimin përjetë janë goditur dhe larguar nga sistemi.

Fuat Vjerdha gjyqtari i Apelit që votoi kundër zbritjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. U shkarkua!

Lindita Hoxha, gjithashtu kundër uljes së dënimit të përjetshëm. U shkarkua!
Prokurori Artan Bajrami përpara se të bënte rekursin në gjykatën e lartë për vendimin ndaj Dajtit, për çështje orësh u shkarkua dhe ai.

Tani ka fjalë juristësh që parashikojnë: gjykata e lartë me kleçkën se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çështjes (Bajrami) dhe jo prokuror zëvendësues do vendosë rrezimin e rekursit.

Ne rast se kjo ndodh, Dajtit i mbeten në fuqi 25 vjet, dhe me kohën e para-burgosjes llogaritet që vjeshtën e 2021, të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjëri nga ju priste të kishte qenë në listën e regjimit 41 bis!

Ndaj veç të sotmes, si datë vrasjeje të dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, kujtoni edhe datat kur ata u rivranë dhe kur do rivriten në vazhdim.

Artikulli paraprakZhduket vajza e mitur në Vlorë, babai mes lotësh: Është parë në një hotel në…
Artikulli tjetërTë zhytur në borxhe! Shano: Nuk ka më kohë, Rilindjes i duhet shkulur dora nga xhepi i shqiptarëve