Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak për Teatrin, PD dhe LSI braktisin mbledhjen

Debate të ashpra në Këshillin Bashkiak të Tiranës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës kanë qëndruar vetëm pak minuta në mbledhjen e fundit për këtë sesion, duke u larguar nga salla.
Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku nuk u lejua të fliste jashtë rendit të ditës rreth çështjes së Teatrit Kombëtar.
Çollaku u shpreh se në Tiranë prej muajsh ka një konflikt të madh.“Projekti është për ndërtimin e 6 kullave shumëkatëshe. Çështja themelore është trualli poshtë Teatrit. Po shkelni kushtetutën. Do të mbaheni mend në histori si njerëzit që shembën Teatrin”, tha ai.
Ndërkohë që maxhoranca vijoi me mbledhjen, ku i pranishëm është dhe kryebashkiaku Veliaj, këshilltarja e FRD, Mirela Bogdani është larguar nga mbledhja bashkë me opozitën.
Në një intervitës për mediat këshilltarja Mirela Bogdani lajmëroi sot se do të largohet nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar opozitës.
“Leja e tjetërsimit të pronës së Teatrit duhet të kalonte nga këshilli Bashkiak. Duhet të ruajmë strukturën dhe kulturën e Tiranës.
Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e koalicionit të majtë. Duke nisur që sot dhe deri në përfundim të mandatit, nuk e konsideroj më veten pjesë e koalicionit të majtë. Nga sot dhe tutje do të jem pjesë e opozitës”, deklaroi Bogdani.
Kreshnik Çollaku u shpreh se fronti opozitar do të zgjerohet edhe më tej. “Kjo është përgjgjja më e mirë që një qeveri dhe një adminstratë e korruptuar po marrin. Opozita sot është edhe më e fortë”, tha Çollaku.

Fjala e Çollakut dhe debati me socialistët
Çollaku: Thelbi i këtij konflikti në gjykimin tim dhe do të doja ta kisha dhe të shumicës suaj, nuk është Teatri. Teatri ka dalë në mënyrë rastësore këtu. Teatri i ka zënë rrugën një projekti tjetër , i cili ka vite e vite që piqet, nuk realizohet dhe sot me sa duket po tentohet të përmbyllet. Projekti ëhstë i ndërtimit të 6 kullave shumëkatëshe në zemër të Tiranës.
Ndërpritet nga këshilltari socialist: Nje sekondë, po bën retorikë që nuk ka lidhje. Kryetar, jepi drejtim mbledhjes!
Çollaku: O koleg socialist, një parametër etik a mund ta ruash, të lutem?!
Këshilltari socialist: Atë që mbylli parlamenti nuk e mbarojmë dot ne këtu. Jemi shumë të vegjël për atë lloj debati.
Çollaku: Të kemi një parametër etik, o koleg. Më lini të mbaroj e pastaj. Teatri është…
Këshilltari socialist: Të lutem, për procedurë. Merr mikrofonin, dil me artistët, jo këtu në sallë.
Kryetari Aldrin Dalipi: Mirë, do flisni më pas dhe për Teatrin, por më pas…

Çollaku: 2400 metra katrorë në këtë qytet është pronë publike në pronësi të kësja bashkie dhe përgjegjës jeni ju të gjithë. Projektligji Fusha apo kulla ka dekapituar.
Këshilltari socialist: Ç’punë kemi ne me kullat.. .Mos dil nga rendi i ditës, bëj propozimin njëhërë….
Çollaku: Kushtetuta e Shqipërisë i njeh kësja trupe të të zgejdhurve të Tiranës të jeni garantët dhe mbrojtësit e pronës së Tiranës.
Këshilltari socialist: Po prona e SHQUP-it, e kujt është ajo?
Çollaku: Ju duhet të mbroni pronën e qytetit. Po shkelni Kushtetutën dhe po përdhosni nderin qytetar! Ne sot po ju japim mundësi qytetare dhe republike që të shpëtoni nderin e mandateve dhe të bëhemi bashkë. Ky është propozimi im: Që të bëhemi bashkë që t’i drejtohemi Kuvendit dhe qeverisë shqiptare të tërheqë ligjin Fusha dhe t’i rikthejë vlerën mandateve tona si përfaqësues të popullit të Tiranës.
E fundit: në këto karrige ku ne po ulemi janë ulur shumë njerëz para nesh dhe do të ulen pas nesh. Shumë njerëz do të mbahen mend, por ju do të mbaheni mend si njerëzit që i shembët Teatrin, qytetit!

Artikulli paraprak“Rama, një me Bajret që terrorizojnë Shkodrën”, Berisha publikon targat e makinave të blinduara, policia nuk i ndalon
Artikulli tjetërShtetet e Bashkuara të Donald Trump dhe ndeshja energjitike në Balltik: Një e çarë e re në raportin euro–atlantik?