Përplasje mes bandave! Qëllohet me armë drejtori i Hekurudhës, drejtori i policisë fsheh ngjarjen

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferri denoncoi sot një përplasje me armë të ndodhur në lagjen nr 4, të qytetit. Sipas tij nga përplasja me armë mes bandave të Rilindjes është qëlluar me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi. Përmes një deklarate për mediat, Xhaferri shprehet se, “Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave të PS e ka fshehur ngjarjen”.

DEKLARATA 

Te nderuar gazetare, diten e Hene duke u gdhire e Marte, ne qender te Durresit ne lagjen nr 4, si pasoje e perplasjes te bandave te rilindjes goditet me arme Drejtori i Pergjithshem i Hekurudhave dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.

Drejtori i policiese i qarkut Durres, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo per te vendosur rendin ne qytet, por per te negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen.
Tre dite me pare, qytetaret e Durresit pane mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Nje keshill qe politikisht eshte nje ngjyresh, por qe eshte ndare keqash midis klaneve te rilindjes, ne luften per abuzime dhe gllaberime.

Qytetaret prisnin te degjonin planin e masave per tejkalimin e demeve te termetit, por zonja Sako, pa bere preventive, kerkon 500 milion leke per riparimin e dyerve dhe te dritareve te bashkise. Eshte per te ardhur keq dhe turp per nivelin ku ka arritur institucioni i bashkise, kur kryetarja e bashkise, ne 2019, ne mbledhje te Keshillit Bashkiak kerkon informacion per kontributet qe ka ne PS, sekretarja e sapo emeruar e Keshillit Bashkiak.

Durresi sot nen drejtimin e rilindjes, eshte nje qytet i vjedhur, nje qytet i neperkembur, nje qytet i braktisur. Nuk ka si shpjegohet ndryshe, kur si asnjehere me pare, te gjithe drejtuesit institucioneve kryesore vijne nga Tirana.
Ketu fillojme me:

1 Nen kryetaren e bashkise Etleva Kondi ngaTirana
2 Drejtori i autoritetit portual Agron Tare nga Tirana
3 Drejtori i Drejtorise detare Paulin Ndreu nga Tirana
4 Drejtoria Arsimore ne nivel Qarku, Valentina Leka nga Elbasani
5 Drejtoresha e Drejtorise Arsimore per qytetin Erjeta Alhysa nga Tirana
6 Drejtor i Agjensise Kombetare te Ushqimit Ardit Tabaku nga Tirana
7 Drejtori i Agjensise shteterore te Kadastres ne Durres, Arian Cengu nga Tirana
8 Drejtori i Doganes ne Durres, Rubin Shehu i ardhur nga Tirana
9 Tek inspektoriati i Mjedisit Besart Meta nga Tirana

Te gjitha sa thame me larte, qartazi deshmojne se me 30 qershor kishim votime, por jo zgjidhje. Partia Demokratike si ne nivel politikash dhe ne nivel burimesh njerezore po pergatitet per te adresuar me cilesine e duhur problemet qe kane qytetaret.

Artikulli paraprakPrishje selektive e banesave në Shkozë, banorët: Kush nuk paguan nën dorë i shembet shtëpia
Artikulli tjetërHalimi vlerëson anëtarin e parë në Kushtetuese: Vlerësim i duhur, u ka bërë ballë presioneve