Përplasje me armë në Laç, 4 të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sanxhak” të Laçit. Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë mes dy grupeve. Nga të dhënat e para të Policisë, mësohet se plagosjet kanë ndodhur pas një sherri mes grupeve rivale, por ende nuk dihen motivet.
Bëhet e ditur se, policia ka prangosur autorin, ndërsa 4 të plagosurit, janë dërguar në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranës. Ndër ata Gazmend dhe Islam Shaploci , dy prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër dy të plagosurit e tjerë, Gegë Gegaj dhe Erlin Shaploci janë në gjendje të rëndë
Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.
Informacion paraprak i Policisë
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I. Sh., B. Sh. dhe G. Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMbyllen 150 shkolla, 7 mijë nxënës në rrugë, ku po shkon ky vend?
Artikulli tjetërDrogë nga Shqipëria në Itali, kapet furgoni me 800 kg marijuanë në Foxhia