Përplasja me armë mes bandave në Durrës, zbulohet identiteti i dy viktimave (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 Shkozet, në zonën e “Nishtullës”. Burimet bëjnë me dije se, ka patur përplasje me armë zjarri mes disa personave.

Sipas burimeve, nga përplasja ka mbetur i vdekur Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, të dy banorë të Nishtullës.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi, por bëhet e ditur se ka paptur një përplasje me bandave. Një perosna ka hapur zjarr nga një makinë duke lënë dy të vdekur dhe një të plagosur.

Mësohet se në këtë përplasje me armë zjarri janë përfshirë disa persona.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

durres vrasja12

Artikulli paraprakTronditet qyteti bregdetar, shkon në 2 numri i të vrarëve në Durrës
Artikulli tjetërMesazhi i Presidenti pas tubimit: Populli foli qartë, uragani Kuqezi…