Përkeqësohet gjendja e mjekut të prekur me Covid-19, shtrohet me urgjencë te Infektivi

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Ky i fundit ka mbërritur pak më parë në ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa nuk dihet nëse ka një përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por ai do të qendrojë i shtruar në spital. Koraqi shihet që mban maskë, dhe përshëndet nga larg disa prej të njohurve të tij.

Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.

Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami, rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.

Ndërkohë që mes kontakteve të afërta të tyre është dhe minsitrja Manastirliu apo të tjerë mjekë, të cilët nuk dihet nëse i janë nënshtruar apo jo testimeve.

Në një intervistë televizive pak ditë më parë Manastirliu tha se në rast se do ta shihte të nevojshme dhe ajo do ta kryente testin, por shtoi se ishte shumë e kujdesshme me higjenën dhe distancën, aq sa edhe vajzat e saj i përshëndeste me dorë nga larg.

k 5

Artikulli paraprakShqiptarët janë pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1.5 milion euro
Artikulli tjetërInfektohen me Covid-19 dhe 3 infermierë të tjerë, Infektivi në ‘rrezik’!