Përdhunimi i 15-vjeçares/ Flet ish-drejtori: E pata njoftuar Ministrinë, por nuk mori asnjë masë!

Ish-drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kamëz ku mësonte vajza 15-vjeçare e përdhunuar nga roja Abaz Doku pretendon se Ministria e Arsimit ka pasur dijeni për një rast abuzimi seksual në këtë institucion. Pak ditë pas pezullimit nga detyra, Besnik Daci, thotë se ankesa ishte bërë pikërisht ndaj njërit nga djemtë që u përfshi në abuzimin seksual me të miturën e përdhunuar nga roja.

Ish-drejtori i pezulluar tashmë nga detyra ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka qenë në dijeni të ngacmimeve seksuale të ndodhura në shkollën 9-vjeçare në Kamëz ku mësonte 15 vjeçarja e abuzuar nga ish-roja Abaz Doku dhe tre të rinj të tjerë.

Ai shprehet:

Kam denoncuar në mënyrë të menjëhershme, nxënësi u rikthye brenda 24 orëve në institucion. Sjellja dhe qëndrimi i këtij nxënësi vazhdoi të ishte shqetësuese dhe rezulton se ky nxënës është i implikuar dhe në rastin në fjalë.

Pak ditë pas pezullimit nga detyra, Besnik Daci është shprehur se njëri nga tre djemtë që ka përdhunuar 15-vjeçaren ishte akuzuar nga një tjetër vajzë për ngacmime seksuale por çështja ishte mbyllur pasi familja kishte tërhequr denoncimin në polici.

Daci shton:

Pala e prindërve ka tërhequr denoncimin në organet kompetente dhe atëherë institucioni është detyruar vetëm të forcojë punën edukative.

Pavarësisht mbylljes së çështjes penale, ish-drejtori i shkollës thotë se problematika ishte përcjellë në Ministrinë e Arsimit e cila ka reaguar formalisht, raporton oraneës.

Është vënë në dijeni Ministria e Arsimit me email dhe gjitha procedurat.

Besnik Daci shpjegoi se për rastin e 15-vjeçares nuk ka pasur ankesë nga prindërit, mësuesja apo psikologu i shkollës.

Nuk kam pasur asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj ankesë nga mësuesi kujdestar, nga vetë nxënësi, nga prindi apo nga psikologu. Kam pasur vetëm 2-3 ankesa për këtë roje për tonin e lartë që përdorte nga komuniteti i prindërve, menjëherë është këshilluar roja dhe nuk kam pasur vërejtje të kësaj natyre.

Ish-drejtori i shkollës tha se Abaz Doku ishte larguar nga detyra në korrik 2019.

Ne narkoshtetin e Edvin Mafise perdhunimi nuk eshte krim!Ministria e Arsimit te narkoshtetit ishte informuar per abuzimet seksuale ne shkolle por zgjodhi heshtjen!Krim i shemtuar!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 6. Juni 2020

 

Artikulli paraprakFoto/ Pasagjerët e “Air Albania” shpërthejnë në kor: Rama ik! Rama ik!…
Artikulli tjetërNdërhyn Rama, lirohet nga burgu shefi i policisë që përdhunoi vajzën e mitur në Komisariat