Për ata që janë kundër Republikës së Ambasadorëve që kanë marr flamurin e Republikës Italiane të RAI 3

Për ata që janë kundër Republikës së Ambasadorëve që kanë marr flamurin e Republikës Italiane të RAI 3

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, gazetarja Desada Metaj ka ironizuar ata që janë ngazëllyer nga kronika e RAI 3, ndërkohë që janë të njëjtët që çirren mëngjes e mbrëmje kundër Republikës së Ambasadorëve.

“Se që Agaçi është i përfshirë në disa afera (madje dhe në atë të inceneratorëve) edhe kjo është publikuar me copëza nga ne në Shqipëri. Edhe për Olsi Ramën gjithashtu çfarë nuk është thënë.” – shkruan Metaj.

Ajo që gazetarët shqiptarë s’kanë arritur ende është të hyjnë dhe të intervistojnë si luftëtarë të antikorrupsionit në shtëpinë e tij Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij me 17 kulla. Kjo po që ja vlente ta dëgjonim në italishten komuniste të RAI 3.” – ironizon më tej ajo.

Më poshtë postimi i plotë:

Pra këta që janë kundër Republikës së Ambasadorëve sot kanë marr flamurin e Republikës Italiane të RAI 3. Që nuk ka publikuar asgjë më shumë se ajo që kanë investiguar ndër vite gazetarët shqiptarë për personazhet në fjalë. Se që Agaçi është i përfshirë në disa afera (madje dhe në atë të inceneratorëve) edhe kjo është publikuar me copëza nga ne në Shqipëri. Edhe për Olsi Ramën gjithashtu çfarë nuk është thënë.
Ajo që gazetarët shqiptarë s’kanë arritur ende është të hyjnë dhe të intervistojnë si luftëtarë të antikorrupsionit në shtëpinë e tij Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij me 17 kulla. Kjo po që ja vlente ta dëgjonim në italishten komuniste të RAI 3

Artikulli paraprakVrasje, trafik droge e prostitucion/ Shqiptarët mbajnë vendin e parë në burgjet e Zvicrës
Artikulli tjetërNë ankth për Ballkanin/ SHBA merr vendimin: Nuk do tolerojmë destabilizimin dhe korrupsionin!