Pensionistët në Vlorë mbushin rrugët: Nuk na përgjigjet Bashkia në telefon, kemi…

Edhe pse u tha që do të vendosen gjoba për të gjithë ata që dalin nga shtëpia pa leje, duket se kjo nuk po funksionon në asnjë prej qyteteve. Jo vetëm te të rinjtë, apo mosha e atyre që bëjnë pazarin në familje, por edhe te pensionistët.

Të pyetur nga Fax news, pensionistët në Vlorë shprehen se kanë pyetur në Bashki dhe në polici për të dalë nga shtëpia, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ata jo vetëm që nuk ia kanë idenë e portalit e-albania, por janë edhe kategoria që e kanë të ndaluar për çdo arsye daljen nga banesa, gjë të cilën duket se nuk e kanë respektuar.

Disa prej tyre thonë se i kanë mbushur ditët e jetës, dhe nuk kanë aspak frikë.

i moshuari

Artikulli paraprakGrabitësit bëjnë namin në Durrës, vidhen makina dhe lokale nën hundën e policisë
Artikulli tjetër8 fëmijë të prekur me Covid-19, rriten frikshëm shifrat edhe në rrethe