“Peng” për një firmë, bllokohet Hipoteka e Lezhës

Dorëheqja dhe mos zëvendësimi i drejtorit të Hipotekës së Lezhës ka bllokuar punën pranë institucionit, duke krijuar një situatë shqetësuese mes qytetarëve që kërkojnë shërbime. Çdo ditë dhjetëra persona kryejnë procedurat pranë sporteleve, por dokumentin e kërkuar zyrtar nuk e marrin për shkak të mungesës së firmës së titullarit. “Po na sorollasin, sepse thonë nuk ka drejtor, ska topograf”, u shpreh një qytetar.
Për ta gjendja e krijuar në zyrat e shtetit është e papranueshme, ndaj kërkojnë zgjidhje të shpejtë nga Ministria e Drejtësisë konfirmuar emërimin e një drejtori të përkohshëm, i cili pritet të prezantohet të martën pasdite. Ish-drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palujshme në Lezhë, Eraldo Smaçi u dorëhoq rreth dy javë më parë dhe zëvendësuesi i tij pritet të zgjidhet me konkurs.

Artikulli paraprakKryeprokurorja e Ramës i trembet drejtësisë, nuk shkon në gjyq
Artikulli tjetërFieri i përmbytur!