I penduari në Itali gozhdon Tahirin, hapet kapitulli i dytë në hetimet e drogës, çfarë ka deklaruar Habilaj

Pas përgjimeve të reja të publikuara në media që implikojnë Habilajt në trafikimin e drogës më shumë detaje për hetimin e tyre ka dhënë gazetari italian Dario de Luca.
De Luca i cili ka zbuluar përgjigjet e Moisi Habilajt për hetuesit italianë kur është pyetur për lidhjen me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Habilaj ka pranuar lidhjen farefisnore me Tairin por ka theksuar se është shumë e largët.
Në një intervistë për “Real Story” De Luca tha se Moisi Habilaj ka thënë se është e vërtetë që ka një lidhje farefisnore por është një lidhje shumë e largët. Gjithashtu ai është pyetur edhe për Audin e famshëm. Ai ka thënë se shitja i është bërë në të zezë vëllait të tij, pa një kalim pronësie të rregullt.
I pyetur nëse me makinën e blerë nga Tahiri ai ka kryer aktivitet që lidhet me trafikun e drogës, De Luca tha:

Nuk jemi në dijeni, i kanë bërë një pyetje specifike në lidhje me pronësinë e makinës, për mënyrën sesi kanë arritur Habilajt të marrin këtë automjet. Në lidhje me këtë, nuk e dimë nëse ka patur pyetje për përfshirjen e forcave të policisë shqiptare.
Ndërsa për sa i përket Nazer Seitit të cilësuar si financieri i Habilajve gazetari tha:
“Nga Italia ne e dimë se është kryer ekstradimi, por nuk kemi arritur në këtë javë të kuptojmë se kush është avokati i tij. Ajo që dimë është se ai ka vendosur t’i nënshtrohet marrjeve në pyetje. Por Nazer Seiti nuk është përfshirë në dosjen e Habilajve, që janë vetëm tre shqiptarë. Kjo do të thotë që Nazer Seiti mund të jetë pjesë e një tjetër hetimi. Nëse ky hetim do shkojë në nivel më të lartë nuk e dimë. Por varet se çfarë do thotë Sebastiano Sardo nga Siçilia që bashkëpunonte me bandën e Habilajve”.
Ai tha gjithashtu se nuk ka informacione nëse do të përjashtohet nga hetimi Tahiri dhe për këtë arsye nuk mund të përgjigjet.

Artikulli paraprakZbulohet sa lehtë blihet në Tiranë armë zjarri pa leje me 350 mijë lekë
Artikulli tjetërThaçi kundër taksës së Ramës për Rrugën e Kombit: Duhet rishikuar