Deputeti i Ramës, Rraja mashtron Prokurorinë për torturat e të birit ndaj Xhesielës

Deputeti Rrahman Rraja ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka ndërmend që të largohet nga grupi parlamentar i PS-së.
’Nuk ka lidhje me këtë punë, nuk ka kryer dhunë, e keni gabim”, kështu është shprehur deputet Rrahman Rraja pas arrestimit të djalit të tij gjatë ditës së djeshme. Rraja nuk ka preferuar që të komentojë më tej situatën, duke u larguar me shpejtësi nga gazetarët. Deputeti ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga grupi parlamentar.
Kështu Rraja iu qëndron deklaratave të bëra pak ditë më parë në media, ku shprehej se ndaj Xhisielës nuk ka pasur dhunë dhe vajza ishte xheloze ndaj djalit të tij.
Fillimisht u tha se Rraja nuk ishte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, mirëpo duket se deputeti ka shkuar me vonesë në mbledhjen që u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë vetëm pak mninuta në mbledhjen e grupit, për shkak të axhendës së tij. Burime të Fax News bëjnë me dije se në këtë mbledhje ndryshe nga sa pritej nuk është thënë asnjë fjalë për rastin e deputetit Rraja, ndryshe nga sa deklaruan mediat se mund të kishte dhe një përjashtim të tij.
Edhe pse dhuna e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut ka ndodhur që në muajin Korrik vetëm dje është bërë e mundur arrestimi i Rexhep Rrajas, djalit të deputetit.
Ditët e fundit ka pasur një presion të madh në drejtim të qeverisë Rama për këtë skandal, pasi oficeri që denoncoi rastin Emiljano Nuhu tha se për të mbyllur çështjen ka ndërhyrë dhe Taulant Balla, gjë që është mohuar nga ana e socialistëve.

Artikulli paraprakDokumenti/ Rrajat-Nënkomisarit: Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë, do të zhdukim ty bashkë me familjen
Artikulli tjetërShqipëria vendi i vetëm në planet ku arreston vetëm opozita!