Pedagogët drejt mbylljes në Garnizon

Nga Luçiano BOÇI

Pas rrënimit të lirisë akademike, pagave diskriminuese dhe këto të papaguara, lincimit publik nga Kryeministri, pedagogët rrasen me përdhunë nën rresht në garnizonin e quajtur Universitet.

Kjo ka ndodhur në Universitetin Bujqësor.

Një urdhër absurd i dalë nga Rektori, pra pa vendim Senati, me argumenta qesharakë, detyron pedagogët të paraqesin një axhendë personale javore, ndryshe nuk paguhen për punën e tyre.

Urdhëri nuk merr në konsideratë që puna akademike është alternim midis mësimdhënies dhe anës kërkimore shkencore.

Aq më tepër Rektori nuk është më me ligjin që i ka thurur vetë lavde, autoriteti financiar i Universitetit.

Shpikja e Rektorit, synon kontrollin politik në cdo hapësirë të jetës akademike dhe mbyll cdo dritare lirie.

Senati dhe pedagogët nuk mund të shndërrohen në skllevër të absurditeteve politike që i dalin në ëndrra drejtuesve të mykur të Universiteteve.

1 22

Artikulli paraprakMacron tërhiqet ndaj protestuesve, heq dorë nga reforma e pensioneve
Artikulli tjetërPërplasja Veliaj-Klosi për aferën 220 milionë të Kryebashkiakut me inceneratorin