PD publikon videon, Zëdhënësja Ina Zhupa: Berisha vazhdon thirrjet për dhunë. Ai është tashmë vetëm koka e një pakice të dhunshme!

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video ku Sali Berisha bën sërish thirrje për dhune. Në postimin ku tregohen sjelljet e dhunshme ndaj selisë blu me 8 Janar, PD shkruan se Berisha tashme është vetëm koka e një pakice të dhunshme.

”Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.

Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!”

Artikulli paraprakKëto janë kartëmonedhat e reja që hidhen sot në treg
Artikulli tjetërSekretari i Përgjithshëm i PD kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. 4 pyetje mbi projektin