PD përshëndet vendimin për shpalljen e fatkeqësisë natyrore: Qeveria të veprojë pa humbur më asnjë ditë

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha.

Në reagimin e PD thuhet se, akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha.

Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.

Artikulli paraprakBasha kundër dy standardeve: Këshilli i Sigurisë bëhet online për të ruajtur veten, Rama nuk mbyll fasoneritë dhe call centers
Artikulli tjetërBasha shpjegon çfarë përfitojnë qytetarët nga shapllja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin