PD padit Kuvendin në Kushtetuese, Gazment Bardhi: Anëtarët e rinj të KLP të paracaktuar

Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese Kuvendin e Shqipërisë.Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!

PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.

 

Artikulli paraprakIsh-ministri Cani denoncon në Komision: Si kaloi inceneratori i Elbasanit me VKM. Tre arsyet pse refuzuam
Artikulli tjetër“Buxheti i shtetit pakësohet, qytetari varfërohet”/ Këshilltari Ligjor i PD: Koncesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir