PD nis betejën në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso paraqet provat: Ja si qeveria përdori çdo burim shtetëror për të ndikuar zgjedhjet

Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin për ankimimin e PD që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Avokati i PD, Ivi Kaso ka paraqitur para Kolegjit provat që tregojnë, sipas tij, se si është ndikuar procesi zgjedhor nga qeveria.

Kaso tha se, është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, siç është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët apo akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale, për bujqësinë dhe zhvillimin. Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoror çdo burim shtetëror dhe benefit.

“Disa raste ishin nga ky organ i specializuar. Ka patur vlerësojmë në kërkesë padinë që kemi dërguar ,dhe procesin administrativ në KQZ një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS. Të ndaluara nga legjilsacioni zgjedhor.

Pavarësisht ndalimit që parashikon 4 muaj para zgedhejve legjislacioni, qëllimit që ka legjislatori jo vetëm në mënyrë formale të ndaloj qeverinë përdorimin e burimeve shtetërore, por edhe të japë benefite për kategori të ndryshme të shtetasve e zgjedhësve. U shkel me të dyja këmbët, u përdor masivisht çdolloj burimi shtetëror. Si në disa qarqe me tërmetin.

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria. Kriminaliteti në një zonë të caktuar punon për rezultatin e kandidatët e PS, dhe drejtorët e enteve që ndikojnë në procesin zgjedhor. Vullneti deformohet me presion, benefite dhe siç është rasti i Gjirokastrës duke mohuar shtetasve shqiptarë votimin. Të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Edhe intimidimi i administratës shtetërore, punonjësit të mbështesnin PS, mazhorancën në pushtet duke u kërkuar arsimtarëve, nëpunësve civilë, kujtdo me bordero shtetërore për pjesëmarrje me detyrim në takime elektorale”, tha Kaso.

Artikulli paraprakTVSH: I testuar – I vaksinuar – I shëruar…
Artikulli tjetërLufta në anijen blu. E ç’faj ka kapiteni?