PD kundër prerjes së emergjisë për të papunët që nuk paguajnê dot: Ndihma për ta është detyrim ligjor

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje më deklaratën e bërë sot nga Kryeministri Rama se do të ketë ndërpreje të energjisë elektrike për ata që nuk do paguajnë tarifat.

Pampuri, në emër të Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë për tendera të dyshimtë si dhe ka përsëritur se e ka detyrim ligjor të ndihmojë të papaunët dhe të varfërit.

Reagimi i plotë

Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjrdhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!

Artikulli paraprakGjermania, një paketë ndihme historike për qytetarët dhe ekonominë
Artikulli tjetërFotopandemia në Bashkinë Mat