PD: Emërimi i Lleshit nga Rama për të mos lejuar arrestimin e Vangjush Dakos

Nënkryetari i PD, Edi Paloka,  në një deklaratë sot nga selia blu, tregoi arsyet pse Sandër Lleshi nuk mund të jetë Ministri i ri i Brendshëm.
Paloka tha: “Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: shërbëtor i një kryeministri, peng i krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë dot krimin, se pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës me bandat.
Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera.
Nuk do ta luftojë dot krimin, pasi Edi Rama e ka vendosur atje për të mbrojtur Vangjush Dakon që ka blerë vota për të. Pas denoncimeve, Dako sot duhej të ishte në burg.
Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen vota.
Sandër Lleshaj ka mundësinë të tregojë s enuk është kukull: ai duhet të tregojë se nuk do ta pengojë arrestimin e Vangjush Dakos që bleu vota për tepsinë e Ramës”.
Deklarata e plotë e Nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.
Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera.
Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg!
Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat.
Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.
Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Artikulli paraprakReagimi i Vasilit: Kryeministri që e mbyti Shqipërinë me drogë, qan për Lleshin në Kuvend
Artikulli tjetërBuxheti 2019, 100 milionë USD për oligarkët, rritje taksash me 40 milionë USD