PD dënon aktin terrorist në Barcelonë

 

Sulmi terrorist që goditi Barcelonën dhe shkaktoi 14 viktima të pafajshme dhe dhjetëra të lënduar është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.
Lutjet tona shkojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe të lënduarve.
Partia Demokratike është në këto momente të vështira solidare me popullin dhe autoritetet spanjolle dhe shpreh vullnetin e palëkundur se do të jemi përherë në krah të aleatëve tanë në mbrojtjen e vlerave të paqes e lirisë.

Artikulli paraprakGjiknuri i prish fermën e ullinjve pronarit për zhavorrin bituminoz
Artikulli tjetërKryeministër në çekuilibër!