PD Berat thirrje qytetarëve: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje! Mos u bëni shërbëtorë të krimit!

Dega e Partisë Demokratike Berat ka denoncuar fushatën farsë të Edi Ramës në në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën.

Sekretarja e Degës së PD Berat, Juvina Qevani në një deklaratë për mediat u shpreh se, në datën 30 qershor rilindja e krimit, rilindja e diktaturës kërkon t’i bëjë atentat pluralizmit, kërkon t’i bëjë atentat demokracisë.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë të Beratit!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon aventurën e tij të rrezikshme duke shkuar qytet më qytet në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, duke vazhduar farsën që ai e quan fushatë elektorale. E gjithë kjo fushatë është përqëndruar në gallatë e në fyerje të qytetarëve, që nuk mendojnë si ai dhe si grupi i vogël i rilindasve rreth tij.

Klani kriminal, që është vetquajtur rilindje, tani është bërë i njohur jo vetëm në Tiranë, Durrës, Dibër, Lezhë e kudo në Shqipëri, por në të gjithë botën, falë shtypit të lirë si Zëri i Amerikës dhe gazeta më e madhe në Europë, Bild.

Ju të nderuar qytetarë e mësuat se kush i cakton kandidatët për deputetë dhe për kryetarë bashkie të rilindjes. Ata i cakton krimi i organizuar, ndërsa Edi Rama vetëm sa i firmos në emër të Partisë Socialiste, duke fyer kështu mijëra e mijëra socialiste qe nuk i lidh asgje me krimin dhe oligarket.

Të dashur qytetarë të Beratit!

E keni ju në dorë të refuzoni këtë klan të rrezikshëm për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Mos u besoni fjalëve boshe të kandidatëve të krimit! Në datën 30 qershor rilindja e krimit, rilindja e diktaturës kërkon t’i bëjë atentat pluralizmit, kërkon t’i bëjë atentat demokracisë.

Në datën 30 qershor mos shkoni në qendrat e paligjshme të votimit!

Mos u bëni shërbetorë të krimit! Mos u bashkoni në shkeljen e Kushtetutës!

Mos shkoni të legjitimoni miliardat e vjedhura me tendera nga oligarket!

Ata mezi po presin që ju të votoni organizatën kriminale të rilindjes dhe ata të fryjnë xhepat.

Të dashur të rinj të qytetit të Beratit!

Refuzojeni ofertën e paligjshme të rilindjes për të marrë Bashkinë e Beratit pa konkurim, pa zgjedhje!

Artikulli paraprakProtestuesit çajnë gardhin e policëve, Rama në panik shikon nga forcat speciale…
Artikulli tjetërParalajmërimi i fortë amerikan për Ramën, biseda telefonike…