PD, Bejko zbulon programin: Ja ndryshimet pasi të shpallem kryetar bashkie

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios.

Ndërsa u dha programin për Tiranën, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj.

Bejko i premtoi atij se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se prishja e banesave bëhet për interes të oligarkëve të qeverisë dhe Erion Veliajt.

“E kanë bërë sikur është prishur nga tërmeti, sikur ka çarje… Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj i bëjnë këto prishjet”,-tha Roland Bejko, kandidat i PD për Tiranën.

Gjatë takimeve, Bejko foli edhe për mbështetjen e bizneseve familjare për të frenuar largimin e të rinjve, një fenomen që sipas tij në vitet e fundit është përhapur së tepërmi.

Artikulli paraprakPse Berisha nuk sulmon Ramën por Bashën?!
Artikulli tjetërBejko mbi sipërmarrjen në Tiranë: Do mbështesim biznesin e vogël.