Pastrimi i parave, kompanitë tregtare padi në Gjykatë

Penalitetet për mosrespektim të procedurave të raportimit të transaksioneve të dyshimta kanë përplasur disa prej kompanive koncesionare të makinave me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Televizioni “Scan” ka zbardhur të paktën tre padi të kompanive koncesionare ndaj kësaj Drejtorie për shkak të gjobave të kripura të vendosura prej saj. Në paditë e ngritura në Gjykatën Adminitrative, por edhe në Gjykatën e Lartë, koncesionarët kërkojnë shfuqizimin e pjesshëm apo të plotë të gjobave të vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Tregu i automjeteve është një ndër më të ekspozuarit nga rreziku i pastrimit të parave. Kompanitë koncesionare të tregtimit të mjeteve janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në Prokurori dhe Polici 178 raste të dyshimta për pastrim parash, nga të cilat për 31 raste, me vlerë 3.8 milionë euro.

Artikulli paraprakPiratimi kompjuterik, Shqipëria shkakton dëm 10 milionë USD
Artikulli tjetërManjani: Holanda të vendosë vizë vetëm për ambasadoren