Pastrim parash, gjobiten 5 banka në Shqipëri

Të paktën 5 banka tregtare janë gjobitur nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nën akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista. Të pesta subjektet e kanë kundërshtuar masën administrative të vendosur nga ana e këtij institucionin dhe kanë ngritur kundër tij padi në Gjykatën Administrative. Ato janë Banka Raiffeisen, Banka Amerikane e Investimeve, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë dhe Union Bank. Nga akt paditë mësohet se shumat e gjobave arrijnë deri në 1 milion lekë të reja. Subjektet kanë kërkuar nga Gjykata Administrative shfuqizimin e ndëshkimit të vendosur nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, si dhe heqjen e masës së gjobës. Bankat tregtare janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit. Ato duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për rastet e dyshimta për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë, si dhe të raportojnë çdo rast në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Artikulli paraprakBursa e re private, si do funksionojë
Artikulli tjetërBankers Petroleum ndryshim teknologjisë, do injektojë avull për të rritur prodhimin