Pasi lirohet nga Gjykata kuksiani i tregon Policisë peshkun e madh

Njëri nga 23 të arrestuarit që ndodheshin në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, ka lëshuar një deklaratë të fortë në momentet e lirimit.
Në çastet kur uniformat blu po e transportonin të arrestuarin nga ambientet e Gjykatës drejt fugonit të policisë, ky i fundit ka thënë: “Ku i ka ky peshqit e mëdhenj, unë jam peshku i madh”.
Gjykata e Kukësit dha sot në Tiranë masat e sigurisë për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.
Në një shtetrrethim policor, ku janë më shumë se 1 mijë policë që kanërrethuar gjykatën, gjyqtarja e gatshme, Alma Ahmeti dha vendimet që u kundërshtuan jo pak nga opozita dhe shoqëria civile.

Artikulli paraprakTrump, Mueller dhe hetimet për Rusinë
Artikulli tjetërRruga e Kombit dhe trau i Ramës