Pas Shkodrës dhe Tropojës, plas edhe në Lezhë: Lironi ambjentet, nuk ka zgjedhje më 30 qershor!

Pas Tropojës dhe Shkodrës, tensione në Lezhë, urdhri: Lironi ambientet e KZAZ, ose do ndërhyjmë!

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i ka dërguar një letër KQZ në këtë qytet që të lirohen ambientet e KZAZ para orës 16:00, në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.

Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së.

Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Artikulli paraprakDeutsche Welle: S’ka datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë…
Artikulli tjetërS’ka zgjedhje me 30 Qershor, shkatërrohen të gjitha materialet zgjedhore në Tropojë