Pas presionit të Ramës, Gjykata dënon aktivistin e shoqërisë civile, Laska: Shihemi në protestë, palaço!

Gjykata ka dënuar dje me 6 muaj shërbim prove, aktivistin Napolon Laska. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë të ditur lajmin, përmes rrjeteve sociale. Dënimi nga Gjykata është dhënë pas presionit të Ramës përtë dënuar aktivistin në mënyrë që të mos dalë më në protesta. Me anë të një postimi në Facebook, Laska shkruan se është dënuar me 6 muaj për shërbim prove. Por Laska nuk është dhe aq i irrituar me vendimin e gjykatës sesa me deklaratën e bërë nga kryeministri Rama. Ai i kujton Ramës se do të shihen në protestën e radhës.
Ja çfarë shkruan Laska:
Nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës sot i cili më dënon me 6 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryej asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe. Praktikisht të kem frikë të protestoj dhe të ngre zërin. Atë do e zgjidhim duke e apeluar në të gjitha shkallët e mundshme të gjyqësorit.
Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për denimin tonë.
Për një gjë më vjen keq në gjithë këtë histori:
Më vjen keq që nuk paskam qenë i qartë kur kam thënë se nuk më trembni dot as me hetime, as me procedime e as me vendime gjykatash.
Të fala reformës në drejtësi!
Shihemi në protestën e radhës fashistë palaço!
#MeMbrostarin
#YouCanNotStopMe

Artikulli paraprakFati politik i Fatmir Xhafajt është vulosur: Shqipëria do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij
Artikulli tjetërSkandal me tekstet shkollore për fëmijët, ministrja e Ramës i pyet a kanë bërë seks anal