Pas padisë së Voltana Ademit, Gjykata Kushtetuese do të gjykojë zgjedhjet e 30 Qershorit

Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019. Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar.

Në cilësinë e drejtueses së shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor. Vendimi i marrë për të pranuar shqyrtimin e padisë është vetëm filtri i parë i Kushtetueses.

Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Dhjetorin e kaluar, Kushtetuesja pranoi të marrë në shqyrtim edhe padinë e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Artikulli paraprakNje foto sa 1000 fjalë! Imzot, çfarë thonë këta?
Artikulli tjetërVrasjet, pengmarrjet dhe grabitjet, ish-drejtuesi i Policisë: Sfidim total i shtetit