Pas Knutit edhe Macovei nuk futet në Parlamentin Europin, ditë zie për Ramën dhe Ballën…

Pas Knutit, një tjetër beniamine e Xhorxh Sorosit ka mbetur jashtë Parlamentit Europian. Bëhet fjalë për një mikeshë të Edi Ramës dhe PS, e cila ka lobuar në PE për këtë të fundit duke mbrojtur drogën, krimin dhe korrupsionin e qeverisë së tij.

Rumunia Monica Macovei nuk ja ka dalë të zgjidhet sërish në Parlamentin Europian. Ajo ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe është parë vetëm në shoqërinë e drejtuesve dhe deputetëve të PS-së.

Po kush është Monica Macovei?

Monica Macovei është shumë e njohur në Rumani për bëmat e saj.

Në dokumentarin e përgatitur për ‘Fantazmat rumune të Sorosit’ nga ish-këshilltari i Presidentit Bush, Monica Macoveit i dedikohen 2 seri.

Ajo konsiderohet personazhi simbol apo tipik që përfaqëson ‘fantazmat e Sorosit në Rumani’.

Monica Macovei është personazhi kyç që ka ngritur në Rumani të gjithë ‘kryqëzatën anti-korrupsion me synimin e vetëm që njerëzit e Sorosit në Rumani të marrin dhe mbajnë pushtetin pa pasur nevojë të fitojnë zgjedhjet’.

Monica Macovei është një nga personazhet kryesore të grupit ‘fantazmat rumune të Sorosit’ që ka studiuar me fondet e Sorosit dhe që përmes mbështetjes së Sorosit është vendosur në postin e Ministres së Drejtësisë së Rumanisë për të drejtuar reformën anti-korrupsion, një mekanizëm i përdorur nga Soros për qëllime politike, ose më saktësisht për të eliminuar kundërshtarët politikë anti-Soros dhe mbështetur e promovuar politikanët sorosianë.

Seria e VI e dokumentarit i dedikohet tërësisht Monica Macoveit dhe mënyrave sesi ajo ka vepruar për të hartuar dhe miratuar disa ligje në bashkëpunim me DNA(homologu i SPAK shqiptar), të sponsorizuara nga Soros.

Këto ligje synojnë, sipas autorit të dokumentarit, të tregojnë se ‘klasa e re e prokurorëve, të financuar nga Soros, mund të çojnë direkt në burg cilindo përfaqësues të popullit, (deputet) apo ministër’.

Balla Macovei

Artikulli paraprakSuperskandal! Ja si Veliaj helmon të varfërit me ushqime të skaduara!
Artikulli tjetërIftar për agjeruesit qytetin e Fushë Krujës