Pas helmimit nga uji, Kruja tre ditë pa ujë, reagon Kryetari i PD, Krujë

Sabah SHETA

Me shqetesim te madh po ndjekim hap pas hapi situaten kaotike qe po ndodh me helmimin e qytetareve te Krujes nga uji i pijshem, por tani na shtohet dhe nje hall tjeter per keto familje dhe qytetare, mungesa e ujit nga 3 dite, mire qe njerezit po i mundon helmimi i ketyre njerezve te pa shpirt dhe kriminele, po as uj per tu lare nga te vjellat dhe diaret qe i shkaktuan keto nuk kan!!

I bej thirrje urgjente te gjithe institucioneve shteterore qe kan pergjegjesi per kete masaker qe po i behet qytetareve, i kan te gjitha mundesite e informimit te qytetareve per mos te perdorin ujin per pirje dhe per perdorim ne ushqim, se keto te pa shpirt i kane te gjitha pushtetet dhe informatoret (patronazhistet) qe ti lajmerojne te gjitha familjet.

Leshoni ujin te lahen njerezit nga kjo e keqe e madhe.
Ose un i pari si qytetar i Krujes dhe ftoj te gjithe qytetaret te bashkohemi dhe te marim fatin e qytet ne dore, te shkojm ta hapim vete ujin sepse i ka kruja te gjithe specialistet e ujit qe ta menaxhojne jo me militante po me specialista te mirefillte qe jan heq nga puna dhe jan zevendesuar me militante,

I bej thirrje dhe njehere Kryetarit te Bashkise, drejtorit te ujesjellesit te leshojne ujin sa s’eshte vone, sepse nuk meren analizat e ujit tani po ligjerisht analizat e ujit merren cdo dite para se i jepen qytetareve, po i kujtoj dhe te gjithe institucioneve ligjzbatuese mos te bejne pakt me te keqen se ka nje zot lart qe do ju gjykoje dhe pse mendoni qe keni kap gjithe pushtetet.
Do ju gjykojne neper familjet tuaja e gjith vuajtja e femijeve dhe qytetareve te Krujes

Artikulli paraprakKosova jep nga 100 euro shtesë për pensionistët, dyfishim i ndihmës sociale
Artikulli tjetërMashtrimi i turpshëm i Prokurorisë me helmimin e ujit në Krujë