Pas antiplumbit do të mbajë edhe helmetë…

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e Kryeministrit Edi Rama në Roskovec ku kreu i qeverisë mban të veshur edhe antiplumb.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministrit Berisha, i cili shrkuan në një postim në Facebook se, pas antiplumbit Rama do të mbajë edhe helmetë.
“Me antiplumb sikur të ishte në zonë lufte, së shpejti dhe me helmet”, shkruan Berisha në një koment në rrjetin social.
Rama gjatë fundjavës ishte në qarkun e Fierit ku ka zhvilluar takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Në vijim Rama ka shkuar në Roskovec, ku edhe ka bërë krahasimin që kjo zonë është si Toskana në Itali.
Përveç humorit që shkaktoi deklarata e Ramës me krahasimin që Roskoveci i ngjan me Toskanën, një foto që qarkulloi në rrjet ngriti dyshimet se kreu i qeverisë ka mbajtur poshte xhaketës një jelek antiplumb.
“Pse me antiplumb o “Skënderbe” ?!!!”, shkruan në rrjet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

rama 8

Artikulli paraprakAfër dita kur Edi Rama do të lëshojë më shumë se ç’i kërkohet
Artikulli tjetër“5 ditë që kam hapur biznesin, asnjë klient brenda më vunë 500 mijë lekë gjobë”