“Partia Socialiste lidhje me regjimin komunist”, Mërtiri: Është një tezë anti-shqiptare enveriste sot që na shqetëson

Sociologu Ergys Mërtiri tha se ka një tezë anti-shqiptare enveriste sot që duhet të na shqetësojë.

Mërtiri përmendi se Partia Socialiste ka ende një lidhje me regjimin komunist që përpiqet ta legjitimizojë përmes ditës së çlirimit.

“PS nuk ka hequr dorë, fatkeqësisht, nga evokimi i një të kaluare komuniste dhe te lufta nacional-çlirimtare përpiqet të gjejë legjitimitetin e saj për të kamufluar të kaluarën e errët të regjimit komunist. Ajo nuk e përdor luftën në kuptimin pozitiv, por e përdor si antagonizëm ndaj palës tjetër, pra janë partizanët kundër ballistëve, pra e përdor ditën e çlirimit si një instrument të përçarjes kombëtare. Kjo është fatkeqësi, katastrofë”, u shpreh Mërtiri.

Artikulli paraprakRreziku i populizmit
Artikulli tjetërHistoriani Auron Tare zbulon fakte të reja: Shifra e dëshmorëve e fryrë, donin të merrni para nga Italia dhe Gjermania