Parkimet e gabuara, gjobiten zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në kryeqytet

Qindra automjete gjobiten çdo ditë në kryeqytet për parkim të gabuar.

Parkimet e gabuara sipas policisë krijojnë trafik artificial, ndaj Policia Rrugore vijon me ndëshkime për këtë shkelje.

Këtë të premte, gjoba kanë marrë disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Ata kishin lënë makinat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në akse të tjera ku ndalohet qëndrimi.

Artikulli paraprak“Si është Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!” Aspekte nga PD Dega 7 Tiranë
Artikulli tjetërQeveria miraton projekt-buxhetin 2024/ Reagon deputeti i PD-së, Arbi Agalliu