Paraja prej letre drejt zhdukjes, si do të paguajmë në të ardhmen

Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të zënë vendin e tyre të duhur në muzeume, së bashku me shumë mjete të ngjashme që përdoren ende sot. Pagesa e faturave në internet dhe përmes Apple/Google Pay, e kanë shkurtuar shumë kohën kur është e nevojshme të përdorësh metodën tradicionale të bazuar tek letra dhe stilolapsi.

Sot gjithnjë e më shumë, këto të fundit nuk po zihen fare me dorë. Pra është e qartë se po ndryshon mënyra se si ne i trajtojmë financat tona. Pra, pse të mos e sjellim vetë konceptin e parave në shekullin XXI?Sistemet e pagesave pa para të thata, do të ishin një hap i parë i mirë. Por industria financiare mund të bëjë hapa madhore përpara,përmes krijimit të parave “më inteligjente”. Siç e dimë aktualisht, paraja është memece si një shkëmb. Pra thjesht një copë letër që përmban imazhe të shtypura imët të politikanëve të lashtë, dhe për të cilin është rënë dakord se ka vlerë.

Kryerja e pagesave nga një smartfon mund të duket si një mënyrë më e zgjuar se tradicionalja, por në fakt nuk është kështu. Kur përdorni paranë fizike, copa e letrës që përmban portretin e një udhëheqësi të dikurshëm, i dorëzohet blerësit apo shitësit në këmbim të mallrave ose shërbimeve.
E gjithë pagesa përmes internetit apo telefonit, është transferimi i parave në mënyrë dixhitale. Bitet dixhitale, funksionojnë thjesht si suplemente të letrës, që përndryshe do të transferohej nga blerësi te shitësi. Pavarësisht nëse është një gur, një monedhë, një copë letër apo një pjesë dixhitale, paraja e konceptuar mbetet një koncept statik.

Ju keni vetëm dy zgjedhje:Mund t’i mbani apo t’i shpenzoni ato para. Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera,prezantuan idenë e parë të re mbi paranë ndër disa shekuj. Blockchain, një sistem pagesash i shpërndarë, është një mjet jashtëzakonisht i dobishëm, që do të luajë një rol në bërjen e parave “më të mençura”. Por vetë kriptovalutat, janë gjithashtu simbole statike të vlerës. Në masën që zotëruesi i një bitcoin vepron sikur ajo të ketë vlerë, ai mund ta përdorë atë për të blerë mallra dhe shërbime sipas asaj vlere që ka, e cila luhatet sipas kushteve të tregut.

Zotëruesi i një bitcoin mund t`a përdorë ose ruajë atë. Në këtë aspekt, ai është gjithashtu ashtu si paraja e gatshme. Një sistem inteligjent do të ishte edhe më dinamik. Ai do të përdorte automatizimin për të ndihmuar që paratë të funksionojnë për ju. Ky është koncepti ‘iMoney’. Vetëm ata që janë më konservatorë midis nesh, do të vendosnin për një investim statik të llogarisë së pensionit, në të cilin shuma që ju kontribuoni kur e nisni karrierën tuaj është e barabartë me shumën që tërhiqni në fund të saj. Ju gjithashtu mund t’i ruani paratë poshtë një dysheku. Afro gjysma e punëtorëve kanë sot qasje në një plan 401 (k), që u jep atyre mundësitë bëjnë diçka më të mirë se sa kaq. Ata lënë mënjanë një shumë të përcaktuar nga “payche” e tyre, dhe një kompani e përzgjedhur do të menaxhojë investimet e tyre, bazuar në zgjedhjet dhe nevojat e punonjësve, duke balancuar rreziqet përkundrejt potencialit për një kthim më të lartë.

Duke përfituar nga interesi i përbërë, rezultati përfundimtar duhet të jetë një “vezë e artë” në të ardhmen, në vend të një“dysheku me gunga”. Ndërsa 401 (k), është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer për të ardhmen, ky sistemi i nënshtrohet disa kufizimeve. Kontributet janë të kufizuara në vetëm 19.500 dollarë në vit, dhe ato para nuk mund të preken pa u penalizuar,para se depozituesi të ketë arritur moshën59 vjeç e gjysmë.
Ideja që qëndron pas iMoney, është të krijohet një kartë inteligjente, e cila është në gjendje të investojë para nga koha kur ajo fitohet deri në kohën që nis të shpenzohet. Dhe kjo do të ndodhte automatikisht në përputhje me tolerancën e paracaktuar ndaj rrezikut.
Fondet nuk do të bllokohen nga përdoruesi – përveç nëse përdoruesi dëshiron qartazi që paratë e tij të kursehen.Tani, disa mund të kundërshtojnë dhe të thonë se është shumë e rrezikshme të lejosh opsionet e investimeve fare, duke shtuar se paratë e gatshme të të gjithëve, do të zhdukeshin me kolapsin e ardhshëm të tregut të aksioneve.

Por me planin 401 (k), këto rreziqe minimizohen pasi uljet dhe ngritjet e tregut barazohen në planin afatgjatë. Përgjatë 20 viteve, investimet më të zakonshme sigurojnë një kthim pozitiv, pavarësisht trazirave të shkaktuara nga recesionet ekonomike apo dhe rëniet e bursave. Meqenëse iMoney do të merrej me investime shumë afatshkurtra, sistemi do të ketë nevojë për këshilltarë përgjegjës, që të garantojnë që rreziqet të jenë të balancuara në mënyrën të përshtatshme, dhe të shmangin të gjitha opsionet e paqëndrueshme. Por paratë mund të jenë të mençura edhe nëse nuk investohen fare. Një “portier” monetar mund të fuqizohet nga pronari i tij për të zbatuar një buxhet, duke shmangur blerjet e momentit, duke rritur kësisoj gjasat që të përmbushen synimet financiare afatgjata të përdoruesit.
Koha do të tregojë nëse paratë do të bëhen më dinamike në dekadat e ardhshme. Por është e qartë se Inteligjenca Artificiale, do të bëhet një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm për t’i ndihmuar konsumatorët të përmbushin nevojat e tyre financiare.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 në Turqi ish-Kryebashkiaku i PD
Artikulli tjetërBasha: Bizneset do të jenë prioriteti im në qeveri! Mos u dekurajoni, qëndroni fort, bashkë do ta ndryshojmë