“Para se t’u mbijë fiku në derë…”, Shkëlzen Berisha ironizon Veliajn

Shkëlzen Berisha ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar aktiviteteve të fundit për ndezjen e dritave festive në kryeqytet. Në një status në “Facebook”, Shkëlzen Berisha iu sugjeron prindërve të ndezin sa më shpejt pemën me fëmijët e tyre.
“Pemën e Vitit të Ri ndizeni sa më shpejt me fëmijët, para se t’u mbijë fiku në derë”, shkruan ai.

Lal Fiku tallet me banorët që do t’u shemben banesat te Unaza e Re
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjuar banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej ditësh për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Veliaj tha se Unaza e Re nesër do të bëhet më e mirë, duke e cilësuar projektin një fitore për gjithë Tiranën. Si shembull për këtë, ai solli projektin e Pazarit të Ri.
“Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara është kjo: në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Fitoi Pazari i Ri, fitoi Bulevardi, Lodrat te Liqeni, të gjitha investimet që kemi bërë te Unaza e Vogël. Nëse mbajmë këtë ritëm dhe e trajtojmë vitin 2019 si një vit të mundësive të mëdha, mund të bëjmë mrekulli për qytetin tone”, tha Veliaj gjatë aktivitetit të ndezjes së dritave të festës në “Pazarin e Ri”.
Për t’iu dhënë një mesazh protestuesve, Veliaj ishte i shoqëruar nga një ‘ish-protestues’, Ylli, i cili kundërshtoi hapur kryebashkiakun e Tiranës madje dhe e kërcënoi për projektin e Pazsarit të Ri, ndërsa sot u shfaq bashkë me të.
“Mbaj mend kur e filluam punën te Pazari i Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë sherr që kam bërë unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet gjaku, do ta mbroj me armë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, ja ku është shembulli: sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, tha Veliaj.

Artikulli paraprak“M’u thaftë dora që e kam votuar Ramën! Atëherë na tha; shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak”
Artikulli tjetërVasili: Vjedhje gjigande dhe kriminale tek Unaza e Re, ja faktet që flasin vetë, pse nuk heton Prokuroria?