Pampuri: Në zgjedhjet e radhës PD me figura të pastra. Do t’u japim shqiptarëve modelin e një brezi të ri politikanësh

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se PD hyn në zgjedhjet e 2025 me kandidatë të tjerë, jo me këta deputetë, që janë që siç tha u futën në listë nga Basha dhe menduan për interesat e tyre personale.

Ajo u shpreh se nga mezi i marsit pritet të dalë lista e kandidatëve për deputetë të PD, që do të jenë politikanë të rinj dhe të vjetër.

“Po bëjmë një ristrukturim të partisë dhe jemi duke përfunduar. Nga mesi i marsit mund të kemi një listë të kandidatëve, që janë figura të pastra që nuk kanë korrupsion në kurriz. Shqiptarët kanë dy modele; modelin e atyre që i lanë në tranzicion për 34 vjet, dhe modelin e një brezi të ri profesionistësh të mirë, politikanësh të rinj, politikanësh të vjetër, nuk i ndajmë, edhe politikanët e vjetër ndoshta duhen sepse kanë eksperiencën e tyre. Shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin me modelin që duan të përfaqësohen. Jemi për një aleancë të gjerë të forcave të djathta, kemi qenë në bisedime dhe gjatë ditëve në vazhdim do ketë më shumë informacione rreth forcave që do bashkohen”
, tha Pampuri.

Artikulli paraprakKryebashkiaku i Libohovës merret ‘i pandehur’ nga SPAK, anëtari i kryesisë së PD, Elezi: “Koha për Veting në politikë”
Artikulli tjetërIsh-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK