Paloka: Vetëm rrëzim i Ramës!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e cilëson ftesën e kryeministrit Rama për dialog me opozitën për Ligjin e Magjistraturës si një lojë të zakonshme. Paloka u shpreh se, opozita kërkon vetëm rrëzimin e Ramës.
“Pastaj ftesat për bashkëpunime dhe të tjera, janë lojëra të zakonshme të Ramës, që dihet se ku të çojnë. Për çfarë duhet tryeza, ne i kemi renditur pikat si mund të rikthehet reforma në drejtësi në binarët e saj kushtetutës. sepse kjo është kryesorja, u shkelen ato ndryshime kushtetuese që u bënë me konsensus me ligje antikushtetuese që u bënë nga mazhroanca. Nëse nuk kthehemi aty çfarë kuptimi ka. Të dalë opozita t’i japë si buqete me lule drejtësinë Ramës në dorë. Që të bëjë atë që po bën, sepse i vetmi qëllim i tij të mbronte gjyqtarët e korruptuar dhe përmes tyre të mbronte ministrat dhe qeveritarët e korruptuar dhe atë po bën”, thotë Paloka në një intervistë për ‘Neës24’.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, po ashtu premton surpriza sa i takon aksioneve opozitare si brenda ashtu edhe jashtë parlementit, të cilat pritet të nisin në shtator, ku qëllimi final është rrëzimi i qeverisë, pavarësisht se nuk ka dhënë detaje sa i takon rrugëve konkrete që do të ndiqen.
“Aksioni i opozitës do të jetë në vazhdim. Nuk është ndalur aksioni i opozitës, pavarësisht se dihet që periudha e verës ka kushtet e vetat, jo gjithnjë politika është në kulmin e aktivitetit dhe jo vetëm politika, por aksioni opozitar do te vazhdoje ne shtator dhe gjatë gjithë kohës deri sa te arrijmë qëllimin që ne kemi venë prej kohës, që është largimi i qeverisë. Situata vetëm është përkeqësuar si sociale si ekonomike”, u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakThaçi i pashpresë në “rrethin e vdekjes”
Artikulli tjetërPasojat katastrofike të shkrirjes së gjykatave, mbahet në burg pasi ka përfunduar dënimin