Paloka: S’ka parë gjë akoma, asgjë personale, vetëm fillimi i 16 Shkurtit!

Nënkryetari i PD, Paloka ka deklaruar se sulmi i tij me bojë ndaj kreut të qeverisë nuk ka qenë një hakmarrje personale, por një paralajmërim për protestën e 16 Shkurtit. “Eshtë fillimi i protestës së 16 Shkurtit. Ai parlamenti është i përjsahstuar nga populli”, tha Paloka. Nënkryetari i PD deklaroi se goditja e Ramës është pjesë e revoltës popullore. “S’ka parë gjë akoma”, tha Paloka.
Nënkryetari i Parlamentit sulmoi në Parlament Ramën, ndërsa vartësit e kreut të qeverisë në Gardë dhe polici deklaruan se kanë nisur hetimet për sulm me armë kimike ndaj kreut të qeverisë.
“Ai parlament është i qelbur kokë e këmbë. Ai parlament është i përjashtur nga populli. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, por e shqiptarëve që përditë vidhen dhe grabiten. Është fillimi i 16 shkurtit. Thuaji që nuk ka parë asgjë akoma”, tha Paloka.
Reagimi ndaj Ramës ka ardhur pasi ky i fundit mundohet të vëjë në lojë opozitën dhe përfaqësuesit e saj.
Kur Rama sot ishte duke intimiduar opozitën ka ardhur edhe reagimi i Palokës.
Ai bojatisi Ramën duke i lënë gjurmët në ballë, fytyrë, mjekër dhe xhaketë.

Artikulli paraprakRama i nxirë me bojë kthehet në viral në rrjetet sociale, memet dhe komentet
Artikulli tjetërBojë mbi fytyrën e të pafytyrit!