Paloka-Ramës: Tani nga 3 pikat që rekomandoi Basha, ka mbetur vetëm e treta: 150 milion eurot për 10 oligarkët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i kërkon kryeministrit Rama që pasi plotësoi dy pikat e para të propozuara nga Basha, të plotësojë edhe pikën e atë që 150 milion eurot e oligarkëve ti anulojë dhe t’ua kalojë familjeve në nevojë të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i Palokës

“Ja dhe rekomandimin e dytë të Lulzim Bashës e vuri në zbatim, 500 inxhinieret i paska gjetur për t’i nxjerrë në terren.

Tani, nga tre pikat që rekomandoi Basha, ka mbetur vetëm e treta: 150 milion eurot që ke parashikuar në buxhet për 10 oligarkë, kaloi për t’iu rikthyer jetën normale qindra-mijëra familjeve të dëmtuara e traumatizuara dhe pastaj mund të marrësh gjithë “meritat”.

Një mbledhje “parlamenti” e ke, ua heq oligarkëve dhe ua kalon shqiptarëve që kanë mbetur rrugëve në mes të dimrit. Në fund të fundit, paratë që u ke grabitur po u kthen…apo kjo pika e tretë të dhemb shumë? Të lëshosh tek parate dhe pushteti për të lehtësuar sadopak jeten e shqiptarëve, për ty është të kërkosh shumë…?!’

Më herët kreu demokrat Basha i kishte propozuar Ramës tre pika për kalimin e situatës të pas tërmetit,

“Pika e parë, organizimi i këtyre qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave.

E dyta vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në dy kategori kryesore në të banueshme dhe të pabanueshme në mënyrë që vetë banorët të kenë një qartësi se çfarë duhet të bëjnë.

E treta të përdorën fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afro 150 milion dollarë të planifikuara 10 oligarkë. Të thërriten ato oligarkë tu anulohen kontratat dhe këto 150 milion dollarë të destinohen urgjentisht për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë”.

Artikulli paraprakSamiti i Ukrainës në mëshirë të Putinit
Artikulli tjetërGjata analizon korrupsionin e qeverisë së rilindjes: Rama ka kapur gjithë pushtetet për të mbajtur sistemin korruptiv që ka ngritur