Paloka: Përse sa herë ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” ia mbath?…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguas pas fotos së publikuar nga Rama, i cili shfaqet i ulur në një stol tek Teatri i Operas dhe Baletit. Paloka shkruan në një psotim në Facebook se, frikacaku i shpifur, poston sot një foto për të treguar që ai jo vetëm nuk fshihet e nuk ka frikë, po del dhe si qytetar i thjeshteë në mes të Tiranës. Më tej Paloka shtron pyetjen, Po kjo foto nuk shpjegon se përse sa herë ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” është në Vlorë?!
Postimi i Palokës
Frikacaku i shpifur, qe ka kaq kohe qe fshihet dhe pothuajse ka kaluar ne ilegalitet, poston sot nje foto per te treguar qe ai jo vetem nuk fshihet e nuk ka frike, po del dhe si qytetar i thjeshte ne mes te Tiranes.
Problemi eshte se nuk ka nevoje te jesh “gjeni” si genti i tij per te kuptuar se sa fallco eshte skena e sajuar.
Prane liderit kane vendosur dhe nje cift qe gjoja po puthet pa i bere pershtypje fare qe aty prane eshte ulur Rama…
Nje situate me “normale” dhe nje lider me “te qete” se kaq ne nje kohe qe Presidenti i BE deklaron se Shqiperia po shkon drejt perplasjes civile, ku e gjen?
Sajesa tipike te nje diktatoruci te trembur.
Po kjo foto nuk shpjegon se perse sa here ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” eshte ne Vlore?!
Pse dergoi te marten deputetet e tij ne seance dhe vete nuk pati as guximin e elises per te shkuar ne Parlament?!
Pse niset per ne Shkoder dhe papritur shfaqet si fantazem ne Durres?!
Si tha gomari kur po e hante ujku: “Do Zoti e jam ne enderr”.

Artikulli paraprakNard Ndoka tërbon Ramën: U kap me presh në dorë, do ikë me preshin aty ku s’thuhet…
Artikulli tjetërKryebashkiakia Ademi: Shkodranët ta kanë treguar gjithmonë vendin Edi Ramës