Paloka kujton 20 Shkurtin dhe paralajmëron Ramën: Dukej si e pamundur që ai monument të shkulej nga aty, por…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka kujton 20 Shkurtin e vitit ‘91, teksa vetë ka qenë në grevë urie. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, Paloka shkruan ndër të tjera se, mllefi i qytetarëve ndaj Hoxhës ka qenë shumë i madh, ndërsa ka vendosur që bustin e ish-diktatorit të zëvendësojë në foto me Edi Ramën.
Paloka aludon për fundin e Edi Ramës, pasi nesër pritet një tjetër protestë e opozitës, që ka nisur dhe aksionin për djegien e mandateve parlamentare.
Postimi i plotë i Palokës
Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit.
Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe… qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj, por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…

Paloka 90

Artikulli paraprakDjegia e mandateve, Meta: Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë
Artikulli tjetërLal plehu dënon me punë të detyruar punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 shkurtit