Paloka: Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër? Ngrihuni luftoni për fëmijët tuaj, mos e bëni për karriget tona

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen dhe të luftojnë për veten dhe fëmijët e tyre.

Ai u shpreh se në Parlament nuk ka më çfarë të thuhet, pasi ky Parlament është i njëjti si ai i para 8 viteve, teksa shtoi se qytetarët nuk duhet të fshihen më pas dobësive të opozitës, sepse luftën nuk duhet ta bëjnë për karriget e deputetëve.

“Nuk kemi më çfarë të themi. Çfarë vlere kanë fjalët më me këta? Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër? Do i themi që janë të lidhur me krimin? E Ka marrë vesh gjithë bota më parë. Do i themi Ramës që është anti-shqiptar? E ka për mburrje. Çfarë do it hemi? Ato që i kemi thënë, që ëhstë mashtrues, arrogant, dështak, të gjitha të zezat i ka. Do ia themi prapë? Nuk i bëjnë përshtypje. Shpresoj që nuk kishte njeri iluzionin nga kolegët e mi se Rama do të ndryshonte, se ky Parlament do jetë ndryshe nga ai i 8 viteve, se na ka shtrirë dorën. E di që nuk e beson njeri këtë. A kemi lënë skandal pa denoncuar në 8 vite? Ministër, qeveritarëm hajdutë të kësaj administratë pa demaskuar? Asnjë s’kemi lënë. Çfarë do vazhdojmë të themi? Këta ehde në këtë moment janë duke vjedhur.

Para 25 prillit nuk e gjeje një socialist të ndershëm të mbronte këtë kryeministër. Ulnin kokën në rastin më të mirë. Është kryeministri më i urryer ndër shqiptarë, por erdhi 25 prilli dhe bleu votat, e sot na del prapë aty. Prandaj kam një fjalë vetëm për shqiptarët, për ata që nuk e shesin votën. Nëqoftëse ju dhumbset liria, familja juaj, e ardhmja e fëmijëve tuaj, ngrihuni luftoni për ta. Ngrihuni luftoni, ose ndëryshe hajde ulim kokën të gjithë dhe të pranojmë t’i nënshtrohemi një bande hajdutësh e kriminelësh. Boll më me justifikime. Mos u fshihni pas dobësive të opozitës, mos luftoni për ne. Mos u ngrini për karriget tona, ngrihuni për vete, ose për fëmijët tuaj”, tha Edi Paloka.

Artikulli paraprakAskush nuk beson tek ato që thoni ju. As ju vetë, aq shumë keni mashtruar!
Artikulli tjetërArsimi si “bari i keq” në programin e qeverisë