Pallati u dëmtua nga tërmeti, 70 familje në qiell të hapur!

Rreth 70 familje të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, protestuan para bashkisë. Shkak i protestës është zvarritja e vendimit për shembjen apo rikonstruksionin e pallatit, pasi institucionet ende nuk kanë dhënë një vendim përfundimtar. Nga ana tjetër, banorët shprehen se nuk po përfitojnë më as bonusin e qirasë.

Nga SYRI TV

Rreth 70 familje të një pallati të ri në Durrës, i cili u dëmtua nga tërmeti, ende rrugëve pasi askush nuk u jep informacion se kur do të nis puna për rikonstruksionin e apartametneve të tyre. Disa prej familjeve, që dy vjet më parë jetonin në këtë pallat që shihni në këto pamje, protestuan para bashkisë së Durrësit ku kërkuan informacion për rikonstruksionin e banesave të tyre.

Pallati me 70 hyrje ka pasur disa akt ekspertize sipas banorëve. Në fillim është kategorizuar në shkallën DS3, por më vonë Instituti i Ndërtimit është shprehur se struktura e pallatit ka dëme serioze. Ndërkohë, kompania që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e pallatit ka vlerësuar se kërkohet ndërhyrje në 78 përqind të strukturës së pallatit, duke sygjeruar shembjen e tij. Mirëpo banorët nuk janë dakord me shembjen e godinës, duke kërkuar rikonstruksionin e saj.

Ndërkohë, pas sygjerimeve të firmës që fitoi tenderin për rikonstruksion, bashkia e Durrësit kërkoi rivlerësim nga instituti i ndërtimit. Tetë muaj më pas, banorët thonë se nuk është dhënë asnjë përgjigje, duke i lënë në pritje.

Në këto kushte, banorët kërkojnë reagim të shpejtë, pasi në banesat ku aktualisht janë me qira, u ka mbaruar kontrata, ndërsa tashmë nuk përfitojnë më as bonusi.

Artikulli paraprakVokshi i nxjerr foton Ramës: E ke mendjen te mafia e ilaçeve!
Artikulli tjetër3-vjeçarja humb jetën nga Covid-19