Paktet e pista dhe korruptive për sheshin të familjes Rama

Në maratonën e skandaleve të mafies së ndërtimit, të kryesuar e ideuar nga Edi Rama, pas stadiumit “Qemal Stafa”, radha i vjen Sheshit “Skënderbej”. Këto “kryevepra” të rilindjes urbane, nuk janë aspak fryte sporadike të qëllimit për të zhvatur miliona euro aty ku të krijohet mundësia. Masakrat dhe megavjedhjet në këtë sektor, janë pjesë e strategjisë më të mirëorganizuar të Ramës, qysh me ardhjen në pushtet.
Qysh në ditët e para, qeveria u kujdes që të ndërhynte në ligjin për prokurimin publik, duke ndryshuar pjesën që rregullonte marrëveshjen kuadër. Konkretisht, në 2014 ligji u ndryshua duke parashikuar se autoritetet kontraktore mund të lidhin një marrëveshje kuadër pas kryerjes së një procedure të hapur, të kufizuar, kërkesë për propozim, shërbim konsulence apo me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Pra u shtua dhe procedura e shërbimit të konsulencës, ndryshe dhe nga direktiva europiane përkatëse, e cila nuk e parashikon këtë procedurë (The EU Directives provide that participants in a framework agreement can be selected using the standard open, restricted, competitive dialogue or negotiated procedures (however, use of the latter two procedures would be rare). Marrëveshja kuadër në vijim të një procedure për shërbim konsulence është tejet problematike, për shkak të shkallës së lartë të subjektivitetit që paraqet, nisur nga natyra e objektit të shërbimit të konsulencës (Shërbim konsulence është një procedurë prokurimi me faza, sipas nenit 34/1 të LPP, e cila shërben për prokurimin e kontratave publike për shërbime të një natyre intelektuale dhe/ose këshilluese).
Pikërisht kjo procedurë u përdor nga FSHZH, instrumenti më i përdorur nga Rama për qëllimet e tij në këtë sektor, për të tenderuar me marrëveshje kuadër shërbimin e projektimit për projekte të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), Bashkia Tiranë, ku fitues, nuk mund të ishte firmë tjetër, përveçse ajo e mikut të ngushtë e të hershëm, bashkudhëtarit në masakrën urbane, Anri Salaj, firma belge 51N4E. Në 16 maj 2016, kjo studio lidh marrëveshje me FSHZH-në për projektet e financuara nga FZHR, Bashkia Tiranë (830 milionë fondi limit).
Një nga projektet ishte edhe rikualifikimi i sheshit “Skënderbej”, i cili nuk u bë asnjëherë publik, edhe pasi u tenderuan në dy faza zbatimi i këtij projekti, përfshirë edhe ndërtimin e parkimit nëntokësor në këtë shesh. Nga dokumentet e tenderit dilte në pah vetëm se specifikimet teknike ishin të hartuara nga studio 51N4E.
Paralelisht me ndërhyrjen në legjislacion, Rama u kujdes që në këtë studio të bënte pjesë të APT (Agjencisë së Planifikimit të Territorit), me anë të programit Atelier Albania (Qeveria e re shqiptare propozon, që nën patronazhin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe në koordinim të kujdesshëm me të gjithë politikat që do të miratojë për të zhvilluar vendin, të ndërtojë një metodë të pazakontë të bazuar në projektim për nxitjen e zhvillimit urban si një inkubator të zhvillimit kombëtar. Mjeti për këtë metodë është Atelier Albania. – http://atelieralbania.planifikimi.gov.al/).
Atelier Albania u propozua dhe zhvillua nga 51N4E. Gjithashtu, kjo studio renditet si një ndër partnerët e AKPT (http://www.planifikimi.gov.al/?q=sq/content/partneret)
Nga ana tjetër Veliaj, përpara se të merrte Bashkinë e Tiranës, paralajmëroi për rikthimin tek plani belg. Në 8 gusht, Rama e rikonfirmoi, duke përmendur për herë të parë parkime nëntokësore. Ndodhemi në fazën ku për rikualifikimin e sheshit, sipas projektit të studios belge, përfaqësuar nga Anri Sala për këtë projekt, janë zhvilluar tri procedura konkurruese:
Rikualifikimi i Sheshit “Skënderbej”, faza e parë, me fond limit 553,403,445 lekë (5,53 mld të vejtër), fituar nga shoqëria Fusha, me vlerë oferte 527,535,937 lekë (5,2 mld lekë të vjetër), thelbësisht në mungesë konkurrence;
Ndërtimi i parkimit nëntokësor, me fond limit 224,992,371 lekë (2,24 mld lekë të vjetër), me fitues po shoqërinë Fusha, me vlerë të ofertës 219,196,379 lekë (2,19 mld lekë të vjetër);
Rikualifikimi i Sheshit “Skënderbej”, faza II, me fond limit 979,884,648 lekë (9,8 mld lekë të vjetër), ku para disa ditësh është shpallur fitues, me ofertë të vetme po shoqëria Fusha, me vlerë të saj 978,878,878 lekë (9,78 mld lekë të vjetër).
Ndërsa për dy të parat, mbikëqyrja është fituar nga shoqëria belge, projekti i të cilës po zbatohet, shoqëria 51N4E. Pritet që edhe për fazën e II të rikualifikimit, mbikëqyrja t’i besohet ideuesit të tij.
Për rikujtesë, kjo studio fitoi konkursin ndërkombëtar për projektin e Sheshit “Skënderbej” (http://www.51n4e.com/project/skanderbeg-square), i cili nuk u përfundua me humbjen e Bashkisë nga Rama.
Kjo është studio që projektoi memorialin për 21 janarin http://www.51n4e.com/bg/21-january-memorial-tirana si dhe projektuese e Center for Openness and Dialogue në Kryeministri (http://www.51n4e.com/news/book-presentation-hoë-things-meet), shtëpinë në Surrel të Ramës, si dhe punësoi thjeshtrën e tij, Rea Xhillari (http://www.newsbomb.al/politike/item/37395-rea-vajza-e-linda-rames-e-punesuar-ne-studion-qe-projektoi-sheshin-skenderbej), gjë e cila tani nuk figuron në faqen e studios.
Gjithashtu, themeluesi i kësaj studioje, Peter Swinnen, po hetohet, lidhur me një tender që, Edi Rama, në kuadër të nismës Atelier Albania, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=35835%3A2016-04-09-11-21-23&catid=112%3Alajme-kryes&Itemid=148
http://artpapers.org/feature_articles/2016_0304-Albania.html

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakLlogaritë me Trumpin
Artikulli tjetërMasakra me planin urbanistik të Tiranës