Padia ndaj Maznikut, juristja: “Fusha” duke bërë pagesa korruptive, merrte si shpërblim 50% të tenderave të bashkisë

Adriana Kalaja juristja e Teatrit Kombëtar në një dalje për mediat ka njoftuar se çështjes së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës do i shkojnë deri në fund.

Ajo njoftoi se ka kallëzuar penalisht në prokurori Arbion Maznikun dhe administratorin e “Fusha shpk” pasi kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv.

Sipas Kalasë ky veprim nuk ka ndodhur vetëm një herë por disa herë.“Të kallëzuarit prej nesh e kanë pranuar në prokurori se bileta me shifra ekstreme prej 900 eurosh/nata është paguar nga ortaku dhe përfaqësuesi i “Fusha shpk” i cili në atë moment ka qenë në konflikt të plotë të interesit me Bashkinë e Tiranës.

Ne na rezulton se gjatë kohës që kemi bërë kallëzimin penal Fusha shpk duke qenë se bënte pagesa të tilla korruptive në favor të drejtuesve të lartë të bashkisë Tiranë, merrte si shpërblim 50% të tenderave të bashkisë. Ne do iu shkojmë deri në funs kësaj cështje. I bëj thirrje KLP të hetojë këtë dosje dhe më bën cudi dhe na duket absurde që për pushimin e kësaj dosje drejtuesja e komanduar e e prokjurorisë së Tiranës vendos pushimin  ekërkesës për pushimin e këtij vendimi kur realisht nuk është bërë asnjë hetim sic e kërkon ligji.

Do kërkojmë rikthimin e dosjes hetimin e mëtejshëm. Zyrtari është i ndaluar me ligj të bëjë parapagime. Kanë departamente të caktuara të cilët merren me pagesat. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Bashkisë Arbion Mazniku, sepse është në nkmonflikt interesi, ka kryer korrupsion të lartë duke pranuar pagesën e një tarife ekstreme për akomodimin dhe udhëtimin jjashtë shtetit.

Sipas nesh ka dyshime të arsyeshme që ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv, kemi kallëzuar edhe administatorin e Fusha Shpk i cili ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv. Në këto kushte do i shkojmë deir në fund, kemi besim te drejtësisa. I bëjmë thirrtje gjithë organizatrave ndërkombëtare që kanë ndikuar në reformën në drejtësi që të vëshgojnë me kujdes pasi kemi dyshime të arsyeshme se ky veprim korruptiv ka ndodhur edhe herë të tjera jo vetëm në këtë rast”, tha Kalaja./abcnews.al

fusha mazniku

Artikulli paraprakTubimi i 2 marsit/ Gjata spjegon arsyet pse opozita do t’i bashkohet protestës
Artikulli tjetërTeatri shpëtoi nga projekti korruptiv, por jo nga të korruptuarit