“Pacient zero” është spekulim, vendi ka nevojë për mijëra “tamponë” e qindra respiratorë

Tritan Shehu, ish-deputet i PD, njëherësh mjek reanimator, ka kërkuar nga qeveria që të sigurojë mijëra tamponë dhe qindra respiratorë për të përballuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Shehu thekson se ‘pacienti zero’ nuk është gjetur në Shqipëri, ndërkohë që shton se kemi disa vatra epidemioligjike.

Më tej, mjeku propozon disa masa që duhen ndërmarrë për të kapërcyer situatë, duke fillua nga testimi i sa më shumë personave në gjithë vendin.

Reagimi i Shehut

“Pacient zero” është spekulim, vendi ka nevoje për mijëra “tamponë” e qindra respiratorë.

Kryeministri përsëri po përmend të ashtuquajturin “Pacient zero”, të cilit pavarësisht nga emri i gabuar, që qëllimisht i vendosin, i uroj shërim të shpejtë.

“Pacienti zero” nuk është gjetur ne Shqipëri, kemi disa vatra epidemiologjike, nuk ka për t’u gjetur, edhe në Itali nuk është gjetur, ai mund te quhet “pacienti 1”.

Një deklarim i tillë i përsëritur kërkon te “legalizoje” kufizimin e kërkimeve epidemiologjike, ndërsa në vendin tonë duhen zhvilluar në formën e kërkimit horizontal për të gjithë popullsinë bazuar mbi dy kolona:

1- Kërkim horizontal në popullsi me mijëra “tampona”, siç e rekomandoi edhe OBSH, me një rrjet laboratorik në territor.

2-Mobilizimin total të kujdesit parësor e mjekut të familjes në këtë beteje.

Dhe me tej për të ulur vdekshmërinë, pra për të shpëtuar jetët ne rrezik duhen qindra respiratore me poste reanimacioni, përsëri në të gjithë territorin. Qeveria duhej të kishte distancuar dhjetëra miliona Euro e ndoshta qindra e të kishte përpunuar një strategji të qartë tashmë, megjithatë më mirë vonë se kurrë!

Artikulli paraprakCovid-19/ OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore
Artikulli tjetërCovid-19/ Kryeministri Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm