Optimizmi, mënyra më e lehtë për pasur një shëndet më të mirë

Karakteristika të caktuara psikologjike janë të njohura për ndikimin që kanë në shëndet, për shembull, stresi dhe zemërimi mund të jenë faktorë risk për problemet me zemrën, dhe depresioni është i lidhur ngushtë më shëndetin kardiak.

Një studim i madh vëzhgues, i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, zbuloi një lidhje mes optimizmit dhe më pak atakeve kardiake dhe nje risku të ulur për vdekje të parakohshme.

Studiuesit analizuan 15 studime që përfshinin pothuajse 230,000 persona që u ndoqën për një mesatare prej 14 vjetësh. Të qenurit optimist lidhej me një risk prej 35% më të vogël për probleme kardiovaskulare dhe një risk 14% më të ulët për një vdekje të hershme, krahasuar me të qenit pessimist.

Gjetjet nuk vërtetojnë që mendimi i anës pozitive të gjërave mund të shkaktojë një shëndet më të mirë, por edhe shumë studime të tjera kanë raportuar gjetje të ngjashme.

“Njerëzit optimistë mund të kenë zakone më të shëndetshmë, si aktivitet të rregullt fizik dhe dieta të shëndetshme ushqimore, dhe ata mund të jenë më të aftë në rregullimi dhe menaxhimin e emocioneve të tyre në situata stresuese.

Kjo mund të kontribuojë në nivele më të ulëta të inflamacionit. Por është nevoja e studimeve të mëtejshme për ta konfirmuar plotësisht këtë,” u shpreh dr. Laura Kubzansky, një nga autoret e studimit dhe bashkëdrejtuese e Qendrës për Shëndet dhe Lumturi, pranë Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.

Por, ndërkohë që optimistët po kënaqen që edhe një studim tjetër gjeti efekte pozitive të sjelljes së tyre, pesimistët nuk duhet të dëshpërohen. Shumë nga vetitë që kanë personat optimist si menaxhimi i emocioneve dhe përshtatja me situata të ndryshme, mund të mësohen me pak praktikë.

Artikulli paraprakPersonat që flasim me vete mund të jenë më inteligjentë
Artikulli tjetërShkencëtari: Së shpejti teknologjia do të na manipulojë trurin