Opozita nuk i frikësohet askujt, asnjë hap pas!

Nga Jorida TABAKU

Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk i frikësohet askujt, aq më tepër atij që i frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.
Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë.
Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën!

protesta madheshtore 20 1

Artikulli paraprakRama ndërhyn në KLGJ për të bllokuar shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit
Artikulli tjetërEuropë, ku po shkon?