Opozita në Gjermani kërkon anulimin e ligjit që legalizon kanabisin

Opozita konservatore e Gjermanisë kërkon që të anulojë ligjin e ri që legalizon kanabisin për përdorim nëse e fiton pushtetin.

“Sipas këndvështrimit tonë, politika e drogës, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të rinjve, është një çështje e një rëndësie kaq qendrore sa që ne do të anulojmë legalizimin e kanabisit në rast se marrim pushtetin”, tha ligjvënësi Thorsten Frei.

Ligji që e lejon përdorimin dhe kultivimin e kanabisit për përdorim personal u miratua nga parlamenti gjerman më shumë se një javë më parë. Ky ligj do ua lejojë qytetarëve kultivimin e tre bimëve në shtëpi dhe posedimin e 50 gramëve kanabis për përdorim personal, shkruajnë mediat e huaja. Por, sipas Frei, legalizimi i tij nuk do të zgjidhë asnjë problem.

“Është një iluzion që ligji që lejon kultivimin për përdorim personal do të shkatërrojë tregun e zi”, tha Frei.

Artikulli paraprakAnaliza/ Artur Zheji: Ja pse bomba- Himara, nuk plasi!
Artikulli tjetërÇ’ndodhi mesnatën e djeshme? Zyra e Netanyahut: Zv.kryeministri izraelit do të drejtojë përkohësisht vendin