Opozita kërkon largimin e Taulant Ballës në Bruksel, Pollo: S’ka kuptim të rrimë në të njëjtin vend

Deputetët e opozitës kërkuan largimin e Taulant Ballës në Bruksel. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës.
“Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Deputeti Genc Pollo ka shkruar në rrjetet sociale se, “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata? Apo tani që na doli ministri për Europën, në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.”
Ky reagim erdhi pasi më herët, Balla “paralajmëroi” në Twitter se, deputetët e PD-së kishin përgatitur “rrëmujë” në Parlamentin Europian – demaskimin e tij dhe sipas tij, kjo e turpëronte vendin.

Artikulli paraprakBE miraton sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike
Artikulli tjetërKamza, kryeqyteti i lëvizjes së lirë, taksave dhe tarifave të ulëta dhe klimës pozitive ndaj biznesit